Sport

Egnatia gati për transfertën islandeze, tekniku Tetova ka dilema në portë dhe në sulm

egnatia gati per transferten islandeze tekniku tetova ka dilema ne porte dhe ne sulm
egnatia gati per transferten islandeze tekniku tetova ka dilema ne porte dhe ne sulm

Egnatia po i jep dorën e fundit përgatitjeve për sfidën e pare të turit të dytë kualifikues ndaj skuadrës islandeze të Vikingur Reykjavik.

Trajneri Edlir Tetova këtë herë do të ketë një grup më të cunguar dhe duhet t’i bëjë mirë llogaritë me lojtarët që ka aktualisht në përbërje. Ditët e fundit kampionët e Shqipërisë kanë humbur pjesë të rëndësishme në merkaton e verës, siç janë Melih Ibrahimoglu, Sebastjan Spahiu dhe Alen Sherri, apo edhe më herët braziliani Fernando. Janë tre titullarë që drejtuesit e Egnatias do të bëjnë gjithçka për t’i zëvendësuar për të ruajtur ekuilibrat, aq më tepër që të enjten luan sfidën e rëndësishme me islandezët e Vikingurit. Porta dhe sulmi janë repartet më shqetësuese për momentin. Drejtuesit e Egnatias kanë piketuar disa lojtarë për të plotësuar vendet që kanë mbetur bosh, por vështirë se ata që mund të vijnë dhe të jenë gati për ndeshjen e së enjtes.

Pika më “e nxehtë” aktualisht, pas largimit të Alen Sherrit te Kaljari, është kuadrati i portës, ku Ilir Dobjanit do t’i duhet të tregojë vlerat e tij në këtë pozicion. Kandidatë për portën e Egnatias janë po ashtu edhe Mario Dajsinani dhe italiani Gabriele Markexhani. Për afrimin e këtij të fundit do të shfrytëzohet edhe miqësorja me Napolin më 28 korrik. Portieri 28-vjeçar është pa skuadër aktualisht dhe ka shprehur dëshirën për të luajtur me kampionët e Shqipërisë. Pista e Dajsinanit duket pak e vështirë, sepse presidenti i Laçit, Pashk Laska, nuk e lejon të largohet mesfushorin, edhe pse i janë afruar 100 mijë euro për shërbimet e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts