Sport

Gol dhe asist, Daku: Ende nuk jam në formën që dua, pres sezon të madh

gol dhe asist daku ende nuk jam ne formen qe dua pres sezon te madh
gol dhe asist daku ende nuk jam ne formen qe dua pres sezon te madh

Mirlind Daku ishte protagonist me Rubin Kazan dje, në ndeshjen ndaj Parit, takimi i parë i kampionatit rus. Sulmuesi kuqezi realizoi gol, ndërsa dhuroi edhe një asist.

“Kam disa cilësi: lojën një kundër një, driblimim, duelet fizike. Por ende nuk kam arritur formën që kisha. Unë do të punoj shumë. Forma vjen përmes lojërave.

Minutat e para janë shumë të rëndësishme në futboll. Dhe në ndeshjet e ardhshme duhet të veprojmë më të përqendruar. Por ndeshja e sotme (djeshme) tregoi karakterin e ekipit tonë. E dinim që do të kishim një ndeshje të vështirë kundër një skuadre të fortë. Është mirë që të gjithë së bashku treguam karakter”, ka thënë Mirlind Daku në “Match TV”.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts