Bota Sport

Benzema: Lojtarët ikin dhe vijnë, por Reali i Madridit do të jetë gjithmonë në krye

benzema lojtaret ikin dhe vijne por reali i madridit do te jete gjithmone ne krye



































Grupi i futbollistëve, të gjithë me të verdha, i drejtohet një prej fushave stërvitore në hotelin “Meliá Villaitana” në Benidorm (Spanjë). Janë më shumë se njëzet lojtarë.

karim-benzema-2021-001Të gjithë në të verdha, por njëri bie në sy në distancë. Gjurmët e një lojtari të madh dhe të uritur. Diçka normale, por ajo që duan guximi dhe krenaria e tij nuk është ushqimi, por titujt dhe majat e reja. Para se të zbresë në fushë, Karim Benzema Benzema ndalet për të dhënë një intervistë për gazetën “Marca”.

Kush mendonte se francezi ishte i mërzitur, apo i trishtuar në Arabinë Saudite te Al-Itihad gabohet. Nga Spanja ku ndodhet me përgatitje me ekipin e tij, ish-kapiteni i Realit shfaqet i lumtur dhe i buzëqeshur duke e bërë të qartë se ndihet fare mirë dhe rehat në sezonin e tij të dytë në skuadrën e nga qyteti Zhedah.

“Jam mirë, i lumtur, i kënaqur dhe i etur për të bërë gjëra të mira me ekipin”, deklaroi ai.

Në intervistën e tij Benzema ka folur dhe për Realin e Madridit, duke vijuar ta etiketojë si klubin numër një në botë.

“Reali pati një sezon spektakolar. Reali mbetet skuadra më e mirë në botë. Ka lojtarë që ikin, të tjerë që vijnë, por Reali i Madridit do të jetë gjithmonë në krye. Nuk shoh tjetër më të mirë sesa Reali”, tha Benzema.

Benzema është ngacmuar edhe në lidhje me ndonjë pishman të mundshëm për largimin e tij nga Madridi. “Nuk mendoj se ka vend për pengje. Mendoj se kishte ardhur momenti për t’u larguar. Natyrisht që s’ishte një vendim i lehtë, nuk mund ta fsheh, por e përsëris kishte ardhur koha”, shtoi ai.

Duke qëndruar te Reali i Madridit, Benzema ka folur edhe për “Topin e Artë”, duke sponsorizuar Vinicius Zhuniorin.

“Do të them Vini, sepse e meriton për sezonin e tij dhe jo vetëm për atë që ka bërë këtë vit. Ajo çfarë ai bën me topin nuk e bëjnë të gjithë, është një djalë, një futbollist i kompletuar. Ai mund të fitojë një ndeshje i vetëm, sigurisht me ndihmën e shokëve të skuadrës, por është shumë i mirë kur Reali ka nevojë për të dhe prandaj mendoj se e meriton”, theksoi Benzema.

Ish-kapiteni i Realit ka vlerësuar dhe triumfin e Spanjës në “Euro 2024”, duke e cilësuar si plotësisht të merituar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts