Shqiperia

Historia e punonjësit të Policisë që bleu shtëpi me zero interes në Shkodër: Ftoj të gjithë kolegët e mi të aplikojnë, sepse është një mundësi e mirë

historia e punonjesit te policise qe bleu shtepi me zero interes ne shkoder ftoj te gjithe koleget e mi te aplikojne sepse eshte nje mundesi e mire

Florin Kuvendi është punonjës policie në Drejtorinë Vendore në Shkodër. Ai punon e jeton në këtë qytet, e është babai i një djali. Me hapjen e mundësisë për kredi me zero interes për banesa vjeshtën e kaluar, inspektori aplikoi dhe në përfundim të procedurave bleu një banesë ku jeton prej muajsh.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla publikoi në rrjetet sociale historinë e të riut.

“Në shtëpinë e re të inspektorit të Policia e Shtetit Florin Kuvendi në Shkodër, i cili përfitoi kredinë e lehtësuar, falë programit të veçantë të Qeverisë Edi Rama për mbështetjen e familjeve e reja të mjekëve, ushtarakëve dhe punonjësve të Policisë së Shtetit me kredi me interes shumë të favorshëm për shtëpi”, shkruan Ministri Balla, duke theksuar se do të rritet mbështetja afatgjatë për familjet e reja të atyre që i shërbejnë ditë-natë shtetit dhe qytetarëve të Republikës së Shqipërisë.

726ff445 50f4 4e79 957c 9fcc193c548e
726ff445 50f4 4e79 957c 9fcc193c548e

“Falë kësaj nisme jam në shtëpinë time, bashkë me çunin e vogël dhe nusen, ftoj të gjithë kolegët e mi që të aplikojnë, sepse është një mundësi e mirë”, apeloi Kuvendi.

Aplikimet për kredi me zero interes janë rihapur këtë vit sërish për punonjës të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts