Sport

United në “ndjekje” të De Ligt, Bayern bën rezistencë. Të dy klubet ende larg marrëveshjes

united ne ndjekje te de ligt bayern ben rezistence te dy klubet ende larg marreveshjes
united ne ndjekje te de ligt bayern ben rezistence te dy klubet ende larg marreveshjes

Manchester United e ka kthyer në prioritet transferimin e Matthijs de Ligt. Por ky operacion duket i vështirë të konkretizohet. Erik ten Hag e dëshiron lojtarin në ekip, ndërsa nga ana tjertër Bayern po reziston ndaj ofertave të anglezve. “Djatë” në fakt kanë bërë një ofertë që kap shifrën e 30 milionë euroeve plus 5 në formë bonuse.

Por kjo shifër nuk është pranuar nga gjermanet, me bavarezët që synojnë të përfitojnë më shumë nga shitja e holandezit. Sipas “Bild” edhe pse De ligt ka arritur marrëveshjen personale me United, sërish Bayern nuk ka ndërmend ta lëshojë pa marrë shifrën e dëshiruar. Shuma që kërkojnë bavarezët është mbi 50 milionë euro. Bisedimet mes klubveve vazhdojnë dhe mbetet të shihet nëse në ditët e ardhshme do të gjendet gjuha e përbashkët mes tyre apo holandezi do të vazhdojë të qëndrojë në Mynich.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts