Sport

Inter në kërkim të një mbrojtësi, pëlqehet anësori i majtë i Torinos

inter ne kerkim te nje mbrojtesi pelqehet anesori i majte i torinos
inter ne kerkim te nje mbrojtesi pelqehet anesori i majte i torinos

Interi vijon të mbetet në kërkim të një mbrojtësi të majtë, për të zëvendësuar kanadezin Tajon Buchanan, i cili do të mungojë deri në fund të vitit për shkak të një dëmtimi të rëndë. Emri që është lakuar më së shumti orët e fundit ka qenë ai i zviceranit Ricardo Rodriguez, i cili ka një eksperiencë të konsiderueshme në Serinë A, pasi në të shkuarën ka luajtur me skuadra si Milan dhe në katër sezonet e fundit, Torino.

Menaxheri i mbrojtësit zviceran ka pranuar interesin e Interit për Rodrigeuz dhe ka zbuluar detaje nga takimi me Ausilion në fundjavën e kaluar.“Kemi biseduar me Ausilion për Rodriguez. Drejtuesit e Interit, por edhe trajneri Inzaghi kanë vlerësim maksimal për të, megjithatë për momentin nuk ka një miratim nga ana e Oaktree. Fondi amerikan është i prirur të investojë drejt emrave të rinj, por pavarësisht kësaj, negociatat mbeten të hapura”, u shpreh agjenti i Rodriguez, Haroon Masoodi.

Mbrojtësi që më 25 gusht do të festojë ditëlindjen e 32-të, është futbollist i lirë dhe ka marrë oferta nga klube të ndryshme në Europë, por destinacioni i tij i preferuar mbetet Italia, aty ku aktivizohet prej shumë vitesh.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts