Një person, 50 vjeç ka ndërruar jetë, pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, rreth orës 20:00 në fshatin Terstenik të Drenasit. Lajmin për Telegrafin e ka kontaktuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Sipas tij, nga mjeku kujdestar në QKMF, Drenas është konstatuar vdekja e viktimës.
“Informata është pranuar rreth orës 20:00, të 22.07.2024, se në fshatin Terstenik të Drenasit, viktima, mashkull, rreth 50 vjeç, ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymën.
Nga mjeku kujdestar në QKMF, në Drenas është konstatuar se viktima është pa shenja jete”, thuhet në raport.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co