Shqiperia

U kap brenda “shtëpisë së barit” në Londër, 19-vjeçari shqiptar dënohet me 6 muaj burg

u kap brenda shtepise se barit ne londer 19 vjecari shqiptar denohet me 6 muaj burg
u kap brenda shtepise se barit ne londer 19 vjecari shqiptar denohet me 6 muaj burg

Një adoleshent shqiptar që mbërriti ilegalisht në Britaninë e Madhe me gomone është dënuar me gjashtë muaj burg pasi u kap duke ndihmuar në kultivimin e kanabisit.

Oltion Stafasani, 19 vjeç, nuk i ka paguar kontrabandistët për ta sjellë në Britani, por sipas DailyMail ka rënë dakord për të shlyer detyrimin duke ndihmuar në rritjen e bimëve narkotike në një shtëpi në Londrën juglindore.

Policia u thirr nga një hidraulik i zonës, i cili ngriti alarmin për një rrjedhje të rëndë uji në banesën në Abbey Wood, më 1 qershor, u tha në seancën e mbajtur në Woolwich Crown Court.

Oficerët përdorën një levë për të hyrë në një hapësirë të fshehtë të banesës që përmbante disa dhoma të mbushura plotësisht me bimë kanabisi.

U zbuluan të paktën 48 bimë kanabisi, si dhe 14 qese plastike të pastra plot me materiale të pretenduara nga prokuroria si lëndë narkotike.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts