Bota

Jo vetëm Kamala Harris, demokratët plot me “talente politike”/ Analiza e BBC: Kandidatët e mundshëm për president të SHBA

jo vetem kamala harris demokratet plot me talente politike analiza e bbc kandidatet e mundshem per president te shba

Pasi i rezistoi thirrjeve për jatë të tëra, presidenti amerikan, Joe Biden njoftoi të dielën se do t’i japë fund fushatës së tij për t’u rizgjedhur në nëntor përballë republikanit, Donald Trump. Biden kishte fituar mbështetjen e poothuajse të gjithë delegatëve demokratë, të cilët do të votonin nëse do ta nominonin atë si kandidat. Tani delegatët e tij janë të lirë të votojnë për një kandidat tjetër.

Vetëm pak çaste pasi njoftoi vendimin e tij për t’u larguar nga gara, Biden deklaroi se ai besonte se vendin e tij do ta zinte zv/presidentja në detyrë, Kamala Harris. “Dua të ofroj mbështetjen time të plotë që Kamala të jetë e nominuara e partisë tonë”, shkroi ai në rrjetin social X. “Demokratë, është koha të mblidhemi dhe të mundim Trumpin”.

Kandidimi i Harris duket i mundshëm, megjithatë kjo nuk duket një punë e përfunduar dhe rruga për të nuk do të jetë aq e lirë sa mendohet. Nëse miratimi bëhet zyrtar, do të nevojitet edhe një kandidat tjetër në garë. Demokratët do të votojnë muajin e ardhshëm në Konventën Kombëtare për të konfirmuar zyrtarisht se kush do të zëvendësojë Biden por edhe do të prezantohet kandidati për zv/president, shkruan BBC.

Kandidatët e tjerë të mundshëm:

Gretchen Whitmer, Guvernatore e Michigan
Gretchen Whitmer, guvernatorja me dy mandate e Michigan është një demokrate e cila po bëhet gjithnjë e më popullore. Shumë ekspertë spekulojnë se ajo do të kandidojë për Presidente në vitin 2028. Ajo ka bërë fushatë për Biden në të kaluarën dhe nuk ka qenë asnjëherë e stepur për aspiratat e saj politike. Ajo i tha New York Times se dëshiron të shohë një president të gjeneratës X në vitin 2028, por nuk tregoi nëse ajo mund ta plotësonte atë rol. Në vitin 2022, ajo drejtoi një fushatë nga e cila demokratët morën në kontroll kongresin e shtetit dhe postin e guvernatorit. Kjo e lejoi atë të miratonte një sërë politikash progresive, duke përfshirë mbrojtjen e aksesit të abortit në Michigan dhe miratimin e masave të sigurisë së armëve. Whitmer deklaroi pas tërheqjes së Biden se, puna e saj “do të mbetet e njëjtë…”, “duke bërë gjithçka që mundem për të zgjedhur demokratët dhe për të ndaluar Donald Trump”.

Gretchen Whitmer
Gretchen Whitmer

Gavin Newsom, Guvernator i Kalifornisë
Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom konsiderohej si emri që mund të zëvendësonte Biden në këto zgjedhje Presidenciale. Megjithatë, ai shihet si kandidat i mundshëm në vitin 2028. Newsom ngriti profilin e tij si politikan në nivel kombëtar, vitet e fundit, duke u shndërruar në personazh i preferuar për mediat, sidomos pas debatit kundër Guvernatorit të Floridës, Ron DeSantis vitin e kaluar. Ai konsiderohet i afërt me Biden. Newsom udhëtoi në Uashington për të marrë pjesë në takimet në korrik me Biden dhe guvernatorët e tjerë të lartë demokratë si dhe kryesoi një takim elektoral të Biden në Michigan në 4 korrik. Newsom përsëri e lavdëroi Bidenin si një president “vetëmohues” pas tërheqjes së tij dhe tha se ai mbështet zonjën Harris e cila sipas tij është e pa “trembur” dhe këmbëngulëse për t’u përballur me Trump.

Gavin Newsom1
Gavin Newsom1

Pete Buttigieg, Sekretar për Transportin
Nuk është sekret që Pete Buttigieg ka aspirata presidenciale. Ai kandidoi në vitin 2020 dhe është konsideruar si një nga komunikuesit më të mirë të administratës Biden. Buttigieg ka menaxhuar një sërë krizash publike gjatë kohës së tij si Sekretar për Transportin. Ai ka ndjekur nga afër ngjarje të ndryshme siç ishte edhe dalja nga shinat i trenit në Palestinën Lindore në Ohio, shembjen e urës së Baltimores dhe krizës së Southwest Airlines në vitin 2022. Buttigieg deklaroi në një postim në rrjetin social X se “Biden kishte fituarin vendin e tij në mesin e presidentëve më të mirë dhe më të rëndësishëm në historinë amerikane”. Ai tha se do të punonte fort për të ndihmuar në zgjedhjen e Kamala Harris si Presidente e ardhshme e SHBA.

Pete Buttigieg3
Pete Buttigieg3

Josh Shapiro, Guvernator i Pensilvanisë
Josh Shapiro ka fituar një reputacion pozitiv dhe renditet lart në kuota si politikan i preferuar, qëkur u zgjodh Guvernator i Pensilvanisë në vitin 2022. Shapiro ka shërbyer edhe si prokuror i përgjithshëm i shtetit. Ai zuri titujt kryesorë në media vitin e kaluar pasi rindërtoi me shpejtësi një urë të shembur në një autostradë kyçe në Filadelfia, një fitore e madhe politike për një guvernator në mandatin e tij të parë. Riparimi i shpejtë u përshëndet nga shumë njerëz pasi iu dha zgjidhje infrastrukturës dhe Shapiro u lakua si një kandidat i mundshëm për president në vitin 2028. Shapiro tha se Biden ishte një nga presidentët më të rëndësishëm në historinë moderne dhe u zotua se “do të bëj gjithçka që mundem për të ndihmuar në zgjedhjen e Kamala Harris si Presidentja e 47-të e SHBA”.

Josh Shapiro
Josh Shapiro

JB Pritzker, Guvernator i Ilinois
JB Pritzker, Guvernatori i Ilinoisit ka ngritur profilin e tij në vitet e fundit duke “mos iu ndarë” Trumpit dhe mbrojtur Biden. Biznesmeni miliarder – trashëgimtar i zinxhirit të hoteleve Hyatt – është mjaft” aktiv dhe i shpejtë në postimin e kritikave ndaj Trump në mediat sociale. Pas debatit, ai e quajti Trumpin “gënjeshtar” dhe tha se “ai është një kriminel i dënuar me 34 akuza që kujdeset vetëm për veten”. Ashtu si Whitmer, edhe Pritzker ka një angazhim në çështje ku janë angazhuar demokratët si të drejtat e abortit dhe kontrolli i armëve. Pritzker tha se Joe Biden kishte drejtuar “një nga presidencat më të arrira dhe më efektive të jetës sonë”. Megjithatë, ai nuk ka komentuar se kush duhet ta pasojë atë në garën përballë Trump.

Jb Pritzker
Jb Pritzker

Kandidatë të tjerë potencialë
Lista e kandidatëve të mundshëm brenda demokratëve është e gjatë. Në radhët e saj, Partia Demokratike ka mjaft talente politike, të zhvilluar vitet e fundit. Guvernatori i Kentakit, Andy Beshear, me dy mandate në një shtet shumë konservator, ka fituar vëmendjen kombëtare që nga rizgjedhja vitin e kaluar.

Guvernatori i Maryland, Wes Moore u gjend në qendër të vëmendjes muajt e fundit pas shembjes së urës Francis Scott Key në Baltimore. Senatorët Amy Klobuchar dhe Cory Booker kanë kandiduar për president në të kaluarën dhe kanë njëfarë njohje me emrat e demokratëve.

Senatori i Georgia, Raphael Warnock fitoi një garë të ngushtë dhe të kontestuar për Senatin në një shtet të lëvizshëm mes demokratëve dhe republikanëve.

Edhe Senatori i Arizonës, Mark Kelly është një tjetër emër në diskutim. Ai është një ish-pilot dhe astronaut i marinës amerikane, i cili fitoi vendin e tij senatorial në një shtet kyç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts