Shqiperia

Dëshmia e Rajmonda e Mark Nikës për 21 janarin 2011, Ndrea Prendi paraqitet në SPAK

deshmia e rajmonda e mark nikes per 21 janarin 2011 ndrea prendi paraqitet ne spak
deshmia e rajmonda e mark nikes per 21 janarin 2011 ndrea prendi paraqitet ne spak

Ndrea Prendi, ish-komandanti i Gardës së Republikës në qeverisjen e Sali Berishës, ka hyrë në zyrat e SPAK rreth orës 17:30 të pasdites së sotme.

Prendi është ish-zyrtari i parë i lartë që paraqitet në SPAK lidhur me ngjarjet e 21 janarit 2011, ku 4 protestues mbetën të vrarë, gjatë një proteste të thirrur nga opozita e atërhershme, e cila precipitoi në dhunë, dhe më pas në përdorim armësh zjarri, duke mbetur të vrarë 4 protestues.

SPAK ka nisur hetimet lidhur me 21 janarin, pas vendimit të Gjykatës së Lartë, ndërsa më parë ishte Gjykata e Strasburg që kërkonte nga drejtësia shqiptare të hetonte një prej ngjarjet më të rënda të 34 viteve të pluralizmit shqiptar.

Paraqitja e Ndrea Prendit në SPAK vjen një ditë pasi në Prokurorië Speciale dhanë dëshmitë e tyre Rajmonda dhe Mark Nika, konkretisht bashkëshortja dhe xhaxhai i Aleks Nikës, i cili mbeti i vrarë në protestën e 21 janarit 2011.

Nuk dihet se çfarë kanë dëshmuar Rajmonda dhe Mark Nika, por nga çfarë ata deklaruan pas daljes nga zyrat e SPAK, folën për prova dhe fakte të reja, ndërsa kërkuan një hetim të plotë lidhur me ngjarjen e 13 viteve më parë.

Dhe 24 orë pas përfundimit të dëshmive të Rajmonda dhe Mark Nikës, SPAK duket se ka vendosur të thërrasë Ndrea Prendin. Nuk dihet ende statusi me të cilën SPAK ka thirrur ish-komandantin e Gardës për 21 janarin.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts