Bota Sport

Materaci: Interi shpallet përsëri kampion këtë vit, por duhet të ketë kujdes nga Konte

materaci interi shpallet perseri kampion kete vit por duhet te kete kujdes nga konte



































I intervistuar nga “La Gazzetta dello Sport”, Marko Materaci nuk e fsheh të gjithë entuziazmin në lidhje me perspektivat e Interi për sezonin e ri. Në vijim, deklarata e plotë e ish-mbrojtësit.

materaci

Ka një rrugë të gjatë për të bërë deri në fund të merkatos, por me Taremin, Zielinskin dhe Martinezin, a është Inter kampione e merkatos?
Tani për tani po. Këto janë të gjitha blerjet që më pëlqejnë shumë. Nga ana tjetër, Marota dhe Auzilio po na mësojnë mirë, nuk kanë bërë asnjë lëvizje të keqe.

Duke qenë se fitimi i kampionatit kuptohet si një objektiv minimal, çfarë qasjeje prisni në Europë?
Më shumë se minimale, rekordi në Serinë A duhet kuptuar si objektivi kryesor. Stafi më duket i ndërtuar në mënyrë perfekte dhe është një përshtypje që e kemi prej disa kohësh. Zikaltrit legjitimuan titullin e sezonit të kaluar dhe do ta kishin merituar edhe dy vjet më parë, kur triumfoi Milani. Në Europë situata është ndryshe, ka më shumë klube të nivelit të parë që janë të pajisura njësoj, pse edhe më mirë.

Sa peshon në vlerësime vazhdimësia e garantuar nga rinovimi i Inzagit?
Ka një ndikim maksimal, të paktën për mendimin tim. Puna e trajnerit shihet qartë, të vazhdosh do të thotë të ndjekësh një rrugë të natyrshme.

Duke folur për qëllimet e përbashkëta, a mund të lexohet rinovimi i Lautaros në një mënyrë të ngjashme?
Sigurisht. Të qenit i lidhur me klubin deri në vitin 2029 është një shenjë e qartë e lidhjes me kauzën. Ai është kapiteni ynë dhe është një tifoz i vërtetë i Interit, jo si dikush tjetër që mbushi gojën me këto fjalë dhe më pas firmosi për klube të tjera sapo iu dha mundësia.

I referohesh dikujt konkretisht?
Në 3-4 vitet e fundit shumë i kanë kthyer shpinën Interit. Por janë penduar.

Nga kush keni frikë si antagonist në kampionat?
E shoh shumë mirë Napolin, pasi Konte është një trajner që di të përgatisë siç duhet lojtarët me të cilët punon.

Pjesa e fundit e merkatos së Interit është një mbrojtës për të kompletuar departamentin. Nga emrat e përmendur, te kush do të fokusoheshit?
Unë votoj për Rikardo Rodriguz sepse ka përvojë, është një lojtar solid dhe fleksibël. Mund të përdoret në treshen e mbrojtjes ose si lojtar i krahut.

Për zikaltrit ekziston edhe pista e të riut Xhovani Leoni…
Mosha e tij (17 vjeç) nuk duhet të na gënjejë, ai tashmë ka një vit në Serinë B. E përsëris konceptin: nëse djaloshit ka respektin e drejtuesve, unë i besoj verbërisht. Janë të njëjtët që kanë vënë bast për Alesandro Bastonin kur nuk e njihte askush, kështu që unë nuk mund të vë në dyshim vendimet apo synimet e klubit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts