Udhëheqësi demokrat i Senatit Chuck Schumer dhe homologu i tij në Dhomën e Përfaqësuesve, lideri i pakicës Hakeem Jeffries, kanë mbështetur zyrtarisht Kamala Harris.
Schumer u shpreh se Partia Demokratike dhe SHBA janë “të mbushura me emocione” në këto momente.
“Kam parë një rritje të entuziazmit nga çdo pjesë e pjesës sonë për zv/presidenten Kamala Harris”, tha ai në një konferencë shtypi.
“Kamala Harris do të mundë Donald Trump dhe do të bëhet presidentja e ardhshme e SHBA-së”, tha ai.
Jeffries u shpreh nga ana tjetër se Harris është “gati” dhe “e gatshme” për të drejtuar vendin.
“Ajo është në gjendje të drejtojë me energji dhe prerazi Amerikën drejt së ardhmes,” theksoi ai.
“Kamala Harris është një udhëheqëse e arsyeshme që di të japë rezultate reale për taksapaguesit amerikanë që punojnë shumë. Ne do të mbajmë Senatin. Ne do të fitojmë Dhomën. Ne do të zgjedhim Kamala Harris si presidenten tonë të ardhshme në nëntor”, u shpreh Jeffries.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co