Një 82-vjeçar ka ndërruar jetë në Lezhë, pasi është rrëzuar me motomjet sapo ka dalë nga oborri i banesës së tij.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në segmentin rrugor Mamurras-Laç.
I moshuari raportohet se është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, por nuk ka arritur të mbijetojë.
“Në segmentin rrugor Mamurras-Laç, shtetasi H. C., 82 vjeç, sa ka dalë nga dera e oborrit të banesës me motomjet është rrëzuar dhe për pasojë ka humbur jetën në spital”, njofton policia.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co