Në komisionin hetimor për sistemin TIMS janë paraqitur qëndrimet në përfundimit të hetimit parlamentar. E ndërsa kreu i Komisionit, Ervin Salianji, paraqiti raportin përfundimtar, duke iu referuar ekspertëve që kanë punuar pranë komisionit, nënkryetari socialist Toni Gogu, paraqiti një tjetër variant, duke e cilësuar si qëndrimin e mazhorancës.
Salianji tha se raporti i ekspertëve është 42 faqe, ndërsa socialistët aluduan se kryetari i Komisionit ka lexuar një tjetër raport dhe ka depozituar një tjetër raport.
[embedded content]
“Si nuk ju vjen turp që thoni edhe këtë. Raporti një është dhe është paraqitur në Sekretari. Nga ky komision jeni thyer në mes, janë bërë gjetje që as i keni menduar. Ju keni fjetur këtu, ju ia keni futur gjumit”, iu drejtua Salianji, deputetëve socialistë.
Batutat në komision
Qefalia: Je i dashuruar pas mikrofonit
Salianji: Unë mikrofonin e përdor për të folur, ju ndoshta për një gjë tjetër
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co