Sport

Ballkani zhgënjen në Conference League, vetëm barazim ndaj një skuadre nga Malta

ballkani zhgenjen ne conference league vetem barazim ndaj nje skuadre nga malta
ballkani zhgenjen ne conference league vetem barazim ndaj nje skuadre nga malta

Ballkani nuk ka shkuar më shkuar më shumë se një barazim pa gola ndaj Hamrun Spartans në Kosovë, në ndeshjen e parë të turit të dytë të Conference League.

Ndeshja nisi me ritëm të lartë, me të dy skuadrat që u vendosën në kërkim të golit. Ekipi i drejtuar nga Ilir Daja fitoi 11-metërsh në minutën e 20-të, por nga pika e bardhë e penalltisë nuk u tregua i saktë Lindon Emërllahu.

Në fillimin e pjesës së dytë, skuadra nga Kosova shtoi presionin, madje gjeti golin e epërsisë, por gëzimi zgjati pak sekonda, pasi u anulua për pozicion të parregullt. Maltezët provuan të befasonin, me anë të kundërsulmeve, por pa rezultat. Fati i skuadrës së kualifikuar do të vendoset në ndeshjen e kthimit javën tjetër.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts