Bota

Punuan me orar të zgjatur, mazhoranca dhe opozita në Komisionin Hetimor për TIMS bien dakord për të marrë një rrogë shtesë shpërblim

punuan me orar te zgjatur mazhoranca dhe opozita ne komisionin hetimor per tims bien dakord per te marre nje rroge shtese shperblim



































Pavarësisht se deputetët e mazhorancës dhe opozitës në Komisionin Hetimor për Sistemin TIMS nuk ishin dakord për të miratuar një raport të vetëm, ata bashkuan votat për të marrë një rrogë shpërblim, për shkak të orëve të zgjatura në punë.

komisioni Hetimor

“Duke ju falënderuar për punën, propozimi është për të marrë një vendim të ndërmjetëm për të marrë një pagë shpërblim për shkak të orëve shtesë”, tha Salianji, propozim i cili u miratua nga të gjithë anëtarët e Komisionit Hetimor.

Më herët Komisioni Hetimor miratoi me votat e PS raportin e mazhorancës, ndërsa rrëzoi raportin e opozitës. Salianji u shpreh se raporti i tyre do të jetë në Kuvend si një mendim pakicë.

Salianji falënderoi të gjithë kolegët që ishin pjesë e këtij komisioni, duke thënë se ky komision bëri gjetje përtej parashikimeve.

“Duke ju njohur ne këtë komision hetimor, ju do të donit të ishit në anën e ligjit, por nuk ju kanë lënë. Do të bëheni pjesë e historisë së komisioneve hetimore për shkak se ky komision bëri gjetje që përtej parashikimeve që kishim në kërkesat fillestare”, u shpreh deputeti i PD.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts