Bota Shqiperia

Zgjedhjet në SHBA, Hasimja: Demokratët po hyjnë të sforcuar me shumë dilema

zgjedhjet ne shba hasimja demokratet po hyjne te sforcuar me shume dilema
zgjedhjet ne shba hasimja demokratet po hyjne te sforcuar me shume dilema

Politologu Ermal Hasimja, për emisionin “Open” në News24, e konsideroi si një proces të sforcuar atë që po ndodh me demokratët në SHBA, pas tërheqjes së Joe Biden.

Hasimja tha se tërheqja e Biden ka shkaktuar shumë probleme, demokratët hyjnë në zgjedhje me shumë dilema.

“Sondazhet e kaluara kanë treguar se Kamala Harris ka qenë shumë poshtë Donald Trump, madje më keq ka qenë ajo se Joe Biden.

Nga kjo mbledhja e parë e fondeve, duket se demokratët janë të angazhuar në maksimum për Harris. Ajo ndoshta do të përdorë atë profilin që kishte Obama, pasi edhe ngjajnë në profilet e tyre”, tha Hasimja.

Lidhur më kërkesat e Republikanëve që Biden të japë dorëheqjen edhe si President, Hasimja e konsideroi një luftë që ata synojnë të venë në vështirësi demokratët, për të vënë në dukje problemet që kanë demokratët.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts