Mbyllet puna e Komisionit Hetimor për sistemin TIMS, miratohet raporti i PS! Salianji-mazhorancës: Nuk ju lanë të ishit në anën e ligjit

mbyllet puna e komisionit hetimor per sistemin tims miratohet raporti i ps salianji mazhorances nuk ju lane te ishit ne anen e ligjit



































Pas gati katër muajsh është mbyllur puna e Komisionit Hetimor për sistemin TIMS, duke miratuar raportin e Partisë Socialiste. Kryetari i Komisionit, Ervin Salianji tha se raporti i mazhorances nuk është i plotë.

komisioni hetimor tims

Ai u shpreh se raporti i prezantuar nga opozita do të shkojë në kuvend si mendim pakicë.

Po ashtu, kryetari i komisionit, Ervin Salianji propozoi bashkimin e dy raporteve në një të vetëm, por kërkesë e tij u rrëzua me shumicë votash.

“Miratohet si raport përfundimtar raporti i propozuar nga zoti Gogu, i sjellë nuk e di nga kush. Raporti jonë do ti bashkëngjitet në seancë plenare si mendim pakice. Shpresoj që mund të ketë kolegë në anën e ligjit”, tha Salianji.

Salianji falënderoi të gjithë kolegët që ishin pjesë e këtij komisioni, duke thënë se ky komision bëri gjetje përtej parashikimeve.

“Duke ju njohur ne këtë komision hetimor, ju do të donit të ishit në anën e ligjit, por nuk ju kanë lënë. Do të bëheni pjesë e historisë së komisioneve hetimore për shkak se ky komision bëri gjetje që përtej parashikimeve që kishim në kërkesat fillestare”, u shpreh deputeti i PD.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →