Bota

Dështuan të mbronin Trumpin, emërohet drejtori i ri i Shërbimit Sekret pas dorëheqjes së Kimberly Cheatle

deshtuan te mbronin trumpin emerohet drejtori i ri i sherbimit sekret pas doreheqjes se kimberly cheatle

Pas dorëheqjes së Kimberly Cheatle, zëvendësdrejtori i Shërbimit Sekret, Ronald Rowe është emëruar për të shërbyer si ushtrues detyre i drejtorit të agjencisë.

Cheatle dha dorëheqjen pasi pranoi se tentativa për vrasjen e Donald Trump ishte “dështimi më i madh operacional në Shërbimin Sekret në dekada”.

Ronald Rowe, një veteran i Shërbimit Sekret, ka shërbyer më parë në disa pozicione drejtuese brenda agjencisë.

Img 2366
Img 2366

Javën e kaluar, ai mbrojti Cheatle mes thirrjeve të vazhdueshme që ajo të jepte dorëheqjen.

“Kur je në mes të një krize, duhet ashpërsi. Duhet inteligjencë. Dhe gjithashtu duhet pak strategji dhe ajo po demonstron të gjitha ato tipare në këtë kohë”, tha ai pak ditë më parë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts