Odise Roshi është kthyer në ditët e fundit në dëshirën e klubeve kryesore të Kategorisë Superiore, pasi mesfushori i Kombëtares i dha lamtumirën Sakarjaspor dhe ishte kthyer në një lojtar të lirë.
Partizani dhe Vllaznia janë interesuar në mënyrë direkte për të njohur planet e futbollistit 33-vjeçar i cili mendohej se mund të kthehej në Superiore për të luajtur në vite e fundit të karrierës së tij.
Por me sa duket mesfushori ka vendosur që të vazhdojë të qëndrojë në Turqi, ku ka luajtur në edicionit e fundit. Mediat turke raportojë se ai ka një akord parimor me klubin e kategorisë së dytë turke, Erzurumspor, ndaj pritet që në ditët e ardhshëm të firmosë me të.
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co