Si mund t’ia tërheqësh vëmendjen Ledri Vulës? Reperi zbulon “formulën”

si mund tia terheqesh vemendjen ledri vules reperi zbulon formulen
si mund tia terheqesh vemendjen ledri vules reperi zbulon formulen

Nuk është një personazh i lehtë për botën e showbiz-it, sepse asnjëherë nuk i zbulon gjërat që nuk do. Edhe në rastet kur pyetjet janë të drejtpërdrejta, Ledri Vula di të manovrojë me përgjigjet dhe thotë gjithmonë atë që do – duke lënë gjithmonë hapësira bosh për të vërtetën.

Si këtë herë, megjithëse pyetja ishte e drejtpërdrejtë, Ledri sërish zgjodhi të përgjigjet me diplomaci. “A je i dashuruar apo në kërkim të fatit?” – ishte pyetja e Lei Krajës nga “Pushime on Top” dhe Ledri e pati “të thjeshtë” përgjigjen: “I dashuruaar gjithë jetën. Që kur kam lindur, kam qenë i dashuruar. Gjithmonë i dashuruar”, – tha ai, por Lei, e pakënaqur nga përgjigjja, i bëri një pyetje tjetër.

Po një vajzë që do të të tërheqë vëmendjen, çfarë duhet të bëjë, të të shkruajë në Instagram, në Whatapp apo i ke qejf më të drojtura, më të turpshme?”

“Joo, më të turpshme jo. S’e di, varet prej kimisë…” – u përgjigj Ledri me të qeshur duke interpretuar me gjeste edhe tërheqjen fizike.

E kuptuat vajza? S’ka “formulë” për t’i pëlqyer Ledri Vulës…

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →