Bota

Koreja e Veriut hedh balona me bërllok afër zyrës së presidentit të Koresë së Jugut

koreja e veriut hedh balona me berllok afer zyres se presidentit te korese se jugut
koreja e veriut hedh balona me berllok afer zyres se presidentit te korese se jugut

Koreja e Veriut ka hedhur balona me bërllok afër zyrës së presidentit të Koresë së Jugut në Seul, raporton BBC të mërkurën.

Është hera e parë që “objektivi” i balonave ishte zyra e presidentit, e cila ndodhet në zonën e ndalim-fluturimit. Balonat u dërguan nga autoritetet e Koresë së Veriut dhe një ekip i reagimit kimik, biologjik dhe radiologjik u dërgua në vendin ku ato ranë. Analiza zbuloi se nuk paraqesin rrezik kontaminimi.

Agjencia e lajmeve Yonhap raporton se ushtria nuk i rrëzoi balonat për shkak të rrezikut në përmbajtjen e tyre. Balonat u dërguan edhe në pjesë të tjera të Seulit dhe zyrtarët këshilluan popullatën që të mos i preknin dhe t’i raportonin në polici dhe ushtri nëse i shihnin.

Balonat përfunduan në provincën veriore të Gyeonggi, e cila është provinca më e populluar në Korenë e Jugut.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts