Bota

“Vajza më tha do mbytem”- Flet nëna e 16-vjeçares që shfrytëzohej për prostitucion: E kërcënonin që të mos tregonte, e merrnin me motor dhe…

vajza me tha do mbytem flet nena e 16 vjecares qe shfrytezohej per prostitucion e kercenonin qe te mos tregonte e merrnin me motor dhe
vajza me tha do mbytem flet nena e 16 vjecares qe shfrytezohej per prostitucion e kercenonin qe te mos tregonte e merrnin me motor dhe



































Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq të Korçës, ku një vajzë e mitur 16 vjeç shfrytëzohej për prostitucion nga një person.

Për këtë ngjarja në pranga kanë rënë dy persona, përkatisht tutori Marsel Baçi 26 vjeç dhe një klient, shtetasi Selam Hyka 41 vjeç.

Ndërkohë nëna e të miturës në një prononcim për mediat ka deklaruar se vajzën e kërcënonin që të mos tregonte.

Sipas saj, e mitura i kishte thënë disa herë se do të vriste veten.

“Më tha një grua në fshat që iku me motor. Ajo nuk më tregonte se i ka thënë ai mos trego. E ka kërcënuar. Më tha vajza që do mbytem, i thashë çfarë bëre ti që të mbytesh. E gënjente ai, unë e çoja në shkollë ai e merrte me motor. E pashë që vinte këtej lart dhe i thashë mos hajde më. Më tha që më ngacmonte gjithmonë. Vinin e këta nga Podgoria me motor. S’kam njeri tjetër, jetoj vetëm me mamanë. Vajza është në Tiranë, do vazhdojë shkollën atje. Do ta çonin te doktoresha”, rrefeu gruaja per gazetaret.

Njoftimi i policise

Dyshohet se shfrytëzonte një 16-vjeçare, për prostitucion, vihet në pranga 26-vjeçari.   

Vihet në pranga dhe një shtetas që dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me shtetasen e mitur.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për një rast të shfrytëzimit të një shtetaseje të mitur, për prostitucion, arrestuan shtetasit:

S.H., 41 vjeç, banues në fshatin Leminot, Maliq, për veprën penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”. Gjatë veprimeve të kryera në prezencë të psikologut, prindit dhe mbrojtësit ligjor, 16-vjeçarja ka kallëzuar se në muajin qershor të vitit 2024, ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të dhe i ka dhënë para;

M.B., 26 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, pasi nga veprimet hetimore të kryera për këtë rast, dyshohet se e shfrytëzonte 16-vjeçaren, për prostitucion.

Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë.

Materialet procedurale  i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts