Bota Sport

Partizani 10 orë mbi re për të mbërritur në Gjeorgji, lojtarët nga Kosova kalojnë lirisht

partizani 10 ore mbi re per te mberritur ne gjeorgji lojtaret nga kosova kalojne lirisht



































Partizani ka mbërritur në “fushëbetejë”. Klubi i kuq u nis që të hënën dhe zbriti të martën në Gjeorgji, një transfertë e largët dhe sfilitëse për ekipin e Orges Shehit.

partizani8

Skuadra u ngrit nga pista e aeroportit të Rinasit në orën 15:00 të së hënës, për të mbërritur gjatë pasdites në aeroportin e Stambollit, ku pas një pritjeje prej afro dy orësh, ka nisur udhëtimin final drejt Tbilisit. Në një udhëtim, që zgjati rreth 10 orë, të kuqtë janë akomoduar në një nga hotelet më të njohura të Tbilisit rreth orës 1:00 të ditës djeshme me orën tonë, 3:00 me orën gjeorgjiane.

Duhet thënë se pas gjithë maratonës së këtij udhëtimi, lojtarët dhe i gjithë stafi janë ndier shumë të lodhur dh u është dashur të pushojnë gjatë ditën e djeshme. Sakaq, pasdite skuadra ka kryer seancën e parë stërvitore në Gjeorgji, në një fushë stërvitore, të cilën e ka siguruar klubi i Iberias, siç edhe parashikohet nga UEFA në të tilla raste. Në seancën e djeshme janë stërvitur normalisht të gjithë lojtarët që kanë udhëtuar me skuadrën në Gjeorgji. Shehi më së shumti ka punuar në aspektin teknik dhe nuk e ka ngarkuar skuadrën në maksimum fizikisht, ndikuar nga lodhja dhe nga fakti se të hënën lojtarët nuk janë stërvitur.

KOSOVARËT – Nisur nga problemet që Tirana kishte me udhëtimin drejt Gjeorgjisë me lojtarët nga Kosovë, te Partizani dhe në opinionin sportiv ishte krijuar një dilemë në lidhje me këtë çështje. Personat përgjegjës në klub u kujdesën që ky episod të mos ndodhte. Fatmirësisht lojtarët nga Kosova kanë kaluar normalisht, me një procedurë të thjeshtë, që nuk është anashkaluar nga ana e klubit. Kështu, lojtarë si Bytyçi, Mehmeti, Taipi, Ismaili dhe Zeka kanë zbarkuar lirisht në Tbilisi dhe janë gati për të ndihmuar trajnerin Shehi në një transfertë tejet delikate, një luks që Tirana nuk e pati përballë Torpedo Kutaisit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts