Me debate është shoqëruar mbledhja e sotme e Komisionit të Ligjeve, ku diskutua ligji për prodhimin dhe shitjen e armëve.
Nënkryetarja e Komisionit të Ligjeve Dhurata Çupi, debatoi ashpër me socialistët në lidhje me ligjin për krijimin e një shoqërie shtetërore për prodhimin e armëve, duke argumentuar se po shkelen të gjitha procedurat. Çupi në debat e sipër me Klotilda Bushkën, tha se nuk ka asnjë studim dhe vlerësim se çfarë fiton shteti në këtë çështje, ndërsa tha se nuk ka as vlerësim për pronat e ushtrisë që do t’i përdorni për këtë shoqëri.
“Ligji për krijimin e një shoqërie shtetërore për prodhimin e armëve së pari shqyrtohet pa respektuar procedurën dhe afatet e rregullores së Kuvendit. Rregullorja përcakton afatin e shqyrtimit pasi të kenë kaluar 2 javë nga depozitimi. Se dyti; kjo shoqëri do të bazohet në një projektligj që ende nuk është miratuar në Kuvend. Një turp! E treta një shoqëri që krijohet pa përcaktuar sa përqindje do të këtë partneri jo publik në këtë shoqëri. Perse ju duhen 6.5 milionë euro për krijimin e kësaj shoqërie? Perse nuk keni përcaktuar sa janë vlerësuar pronat e ushtrisë që do ti përdorni për këtë shoqëri?
Ky ligj është klientelist, i porositur, dhe akti i radhës i kësaj mazhorance për të krijuar një skemë vjedhje.
Ju po vidhni leket e shqiptareve për t’i përdorur për partinë shtet nesër në zgjedhje”, tha Çupi.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co