Shqiperia

“Kemi kërkesa nga jashtë për armatime”/ Çuçi: Rilindim industrinë ushtarake, të premten në Kuvend miratohet ligji

kemi kerkesa nga jashte per armatime cuci rilindim industrine ushtarake te premten ne kuvend miratohet ligji
kemi kerkesa nga jashte per armatime cuci rilindim industrine ushtarake te premten ne kuvend miratohet ligji

Qeveria duket se po hedh hapa konkretë për të rivitalizuar industrinë ushtarake në vend. Gjatë Samitit të BE për Ukrainën, që u zhvillua në Tiranë gjatë muajit shkurt ku i pranishëm ishte edhe Presidenti Volodymyr Zelensky si dhe liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shqipërisë iu kërkua zyrtarisht të prodhonte armë për Kievin, nën agresionin rus prej 2 vitesh.

Kreu i grupit parlamentar socialist, Bledi Çuçi u shpreh këtë të mërkurë gjatë komunikimit me gazetarët se në seancën e fundit parlamentare të këtij sesionit, do të miratohen ligjet e para për rilindjen e industrisë ushtarake.

Bledi Çuçi: Rilindja e industrisë së armatimit. Ka kërkesë nga jashtë për armatime. Shqipëria ka qenë prodhues, por pas viteve ’90 shkoi drejt degradimit kjo industri. Kemi menduar ta rilindim. Në mbledhjen e fundit të këtij sesioni miratojmë aktet e para ligjore për të ringjallur këtë industri kaq të rëndësishme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts