Bota

Prodhimi i armëve/ Deputetja e PD: Ky ligj është klientelist dhe i porositur! Mazhorance kërkon të krijuar një skemë vjedhje që parat t’i përdor në fushatë

prodhimi i armeve deputetja e pd ky ligj eshte klientelist dhe i porositur mazhorance kerkon te krijuar nje skeme vjedhje qe parat ti perdor ne fushate



































Nënkryetarja e Komisionit të Ligjeve Dhuarata Çupi, debatoi ashpër me socialistët në lidhje me ligjin për krijimin e një shoqërie shtetërore për prodhimin e armëve, duke argumentuar se po shkelen të gjitha procedurat.

Dhurata-Cupi1-1

Çupi, tha se nuk ka asnjë studim dhe vlerësim se çfarë fiton shteti në këtë çështje, ndërsa tha se nuk ka as vlerësim për  pronat e ushtrisë që do ti përdorni për këtë shoqëri.

“Ligji për krijimin e një shoqërie shtetërore për prodhimin e armëve së pari shqyrtohet pa respektuar procedurën dhe afatet e rregullores së Kuvendit. Rregullorja përcakton afatin e shqyrtimit pasi të kenë kaluar 2 javë nga depozitimi.

Se dyti kjo shoqëri do te bazohet në një projektligj që ende nuk është miratuar në Kuvend. Nje turp! E treta një shoqëri që krijohet pa percaktuar sa përqindje do të këtë partneri jo publik në këtë shoqëri. Perse ju duhen 6.5 milion euro për krijimin e kësaj shoqërie? Perse nuk keni percaktuar sa janë vlerësuar pronat e ushtrisë që do ti perdorni për këtë shoqëri?

Ky ligj është klientelist, I porositur, dhe akti I radhës I kësaj mazhorance për të krijuar një skemë vjedhje. Ju po vidhni leket e shqiptareve për ti përdorur për partinë shtet nesër në zgjedhje”

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts