Shqiperia

Orë kritike për Reformën Zgjedhore, zbardhet propozimi i PD për listat e kandidatëve. “Ligjet” mblidhen sot pasdite

ore kritike per reformen zgjedhore zbardhet propozimi i pd per listat e kandidateve ligjet mblidhen sot pasdite
ore kritike per reformen zgjedhore zbardhet propozimi i pd per listat e kandidateve ligjet mblidhen sot pasdite

Ditën e sotme në orën 16.00 Komisioni i Ligjeve ka në rend të ditës për të diskutuar për “reformën zgjedhore”, konkretisht votën e diasporës dhe listat e kandidatëve për deputet. Kjo e diktuar edhe nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese e cila u shpreh se emigrantët kanë të drejtën e votës dhe se herësi 10 mijë vota duhet të zhbëhej pasi nuk ishte i drejtë.

Sipas asaj çfarë është bërë publike PS, propozon që herësi të jetë 7 mijë vota. Por kjo nuk u pranua nga PD-së.

Pas kësaj Oerd Bylykbashi hodhi modelin pa herës, por duke mbyllur 1/3-ën e listës dhe 2/3 të ishte e hapur.

Por së fundmi në tryezën e dialogut PD, hodhi për diskutim propozimin e saj, i cili ishte: 1/4 e listës të jetë e mbyllur dhe 3/4 të jetë e hapur.

Burime për gazetarin Osman Stafa thonë gjithashtu se propozimi i bërë nga demokratët, nuk është pranuar nga socialistët, pasi ata argumentojnë se me këtë formulë nuk mbrohen kuotat ligjore.

Dhe socialistët i mbeten idesë që 1/3 e listës të jetë e mbyllur, ndërsa 2/3 e hapur.

Oerd Bylykbashi ka raportuar në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, këtë të mërkurë, ku është shprehur se socialistët nuk i tërhiqen listës 1/3-ta e mbyllur, dhe 2/3 e hapur, për shkak se 1/4 krijon, sipas tyre, krijon probleme me kuotat gjinore. Sipas asaj çfarë ka raportuar në mbledhje, Bylykbashi thotë se mund të shkohet me 1/3 listë të mbyllur.

Ndërsa sa i takon votës së diasporës, dialogu ka qenë më i lehtë, pasi konsiderohet i arritur, sipas burimeve.

Sipas dakordsise votojnë emigrantet me ose pa dokumente, mjafton të kenë një adrese banimi dhe vota numërohet ne qarkun ku ata janë te regjistruar ne Shqipëri. Vota do të vijë me postë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts