Sport

“Fabrikë” lojtarësh, Chelsea lë jashtë plot tri skuadra. Sa shumë largime që priten nga blutë e Londrës

fabrike lojtaresh chelsea le jashte plot tri skuadra sa shume largime qe priten nga blute e londres

Çelsi ka lënë mjaftueshëm lojtarë jashtë turit të skuadrës në SHBA për të kompletuar tre ekipe të ndryshme. Blutë nisën turneun e tyre para-sezonal kundër Reksamit në Kaliforni të mërkurën.

Trajneri i ri Enco Mareska do të analizojë më mirë skuadrën e tij me ndeshjet e tjera të planifikuara kundër Sëlltikut, Mançester Sitit dhe Realit të Madridit. Por 43 futbollistë, duke përjashtuar yjet e dëmtuar dhe lojtarët e kombëtareve, të cilëve iu dha një pushim i zgjatur, nuk janë pjesë e grupit me 28 lojtarë të grumbulluar. Shumë prej tyre nuk kanë gjasa të luajnë përsëri për Blutë pasi klubi kërkon të largojë talentet për të cilët kanë paguar në total 190 milionë paund.

Romelu Lukaku, Kepa Arrizabalaga, Trevoh Çalobah, Çezare Kasadei, Dejvid Datro Fofana dhe Malang Sarr ishin disa nga mungesat që bien në sy. Drejtuesit e Bluve janë të dëshpëruar për të shitur Lukakun, të cilin e transferuan për 97.5 milionë paund nga Interi. Sulmuesi belg ka kaluar dy sezonet e fundit si huazim tek Interi dhe Roma, ndërsa Çelsi kërkon të transferojë sulmuesin e Napolit, Viktor Osimhen. Për të arritur një marrëveshje të tillë, ata do të ishin të gatshëm të ofronin 77 milionë paund, Lukakun dhe një lojtar tjetër për Napolin në këmbim të nigerianit. Portieri Arrizabalaga u dërgua në formë huazimi te Reali i Madridit si mbulim për të lënduarin Tibo Kurtua sezonin e kaluar.

Blerja prej 72.1 milionë paundësh thuhet se ka një ofertë në tryezë nga Arabia Saudite. Ndërsa i diplomuari i akademisë, Çalobah, mund ta konsiderojë veten të pafat që e sheh veten në listën e largimeve. Por ardhja e Tosin Adarabiojos e ka shtyrë atë më tej në listën e skuadrës. Mark Kukureja, Enzo Fernandez, Konor Gallager, Moises Kaisedo dhe Kol Palmer janë duke u pushuar pas turneve të “Euro 2024” dhe Kupës së Amerikës. Ndërsa Xhorxhe Petroviç është duke u rehabilituar pas një dëmtimi. Pjesa tjetër e mungesave vijnë kryesisht nga skuadrat e të rinjve të Çelsit dhe nuk pritet të hyjnë në skuadrën e parë.

Fe
Fe
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts