Sport

VIDEO/ Manchester City pëson disfatë në miqësore, triumfon Celtic

video manchester city peson disfate ne miqesore triumfon celtic
video manchester city peson disfate ne miqesore triumfon celtic

Manchester City pësoi disfatë 3-4 ndaj Celtic, në miqësoren e luajtur në SHBA, në Kenan Memorial Stadium (Chapel Hill, NC).

Kampionët e Anglisë e nisën ndeshjen në mënyrën më të keqe të mundshme, teksa pësuan gol që në minutën e 13-të me Kuhn. Gjithsesi, ekipi i Guardiolës reagoi dhe vendosi ekuilibrat me Bobb. Skocezët bënë gjithccka mirë në pjesën e mbetur të  fraksionit, teksa “tundën rrjetën” dy herë me Kuhn dhe Fuhurashi.

Në pjesën e dytë, City ndëshkoi kundërshatin me Perrone dhe Haaland, por të besuarit e Rodgers siguruan suksesin me golin e Palma.

Manchester City vazhdon kështu përgatitjet, në kuadër të sezonit të ri, aty ku synon të gjitha trofetë e mundshëm.

[embedded content]

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts