Bota

“Deklaratat e Çuçit e çojnë vendin drejt mosbindjes civile”- Bardhi: Nuk po zbatojnë vendimin e GJK për mandatin e Xhaçkës! Kanë konsumuar vepër penale, i bëj thirrje SPAK…

deklaratat e cucit e cojne vendin drejt mosbindjes civile bardhi nuk po zbatojne vendimin e gjk per mandatin e xhackes kane konsumuar veper penale i bej thirrje spak
deklaratat e cucit e cojne vendin drejt mosbindjes civile bardhi nuk po zbatojne vendimin e gjk per mandatin e xhackes kane konsumuar veper penale i bej thirrje spak


































Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi i është përgjigjur deklaratave të Bledi Çuçit në lidhje me mandatin e Olta Xhaçkës. Sipas Bardhit mazhoranca nuk po zbaton vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe kjo sipas tij përben vepër penale.

Bardhi i bëri thirrje SPAK që të veprojë, ndërsa tha se deklaratat e Bledi Çuçit e çojnë vendin drejt mosbindjes civile.

Bardhi: Nëse mazhoranca ka vendosur të injorojë kushtetutën, vendimet e GJK praktikisht ne jemi në diktaturë. Kanë rënë parimet bazë të funksionimit të shtetit ligjor dhe kjo deklarate e bërë nga një përfaqësues i mazhorancës e çon vendin në kushtet e mosbindjes civile. Nëse secili prej nesh e le në vlerësimin e tij nëse do të duhet apo jo të zbatojë një vendim gjykata këtu ka rënë sistemi

Dua të sjell në vëmendjen tuaj që sot kryetari i PD mbahet në arrest për shkak se pretendohet se nuk ka zbatuar një vendim gjykata. Ndërkohë Rama për ti ardhur në mbrojtje shkeljes së ligjit nga një shoqe ose shok sic tha Çuçi jo vetëm nuk pasoja të ngjashme, por me arrogancë ja thonë publikut me arrogancë

Thirrja ime shkon për SPAK që moszbatimi i vendimit të GJK është vepër penale. Kjo vepër penale është konsumuar nga përfaqësuesit më të lartë i mazhorancës dhe unë pres që të ndiqet i njëjti standard.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts