E hëna e 22 korrikut, dita më e nxehtë në histori

e hena e 22 korrikut dita me e nxehte ne histori
e hena e 22 korrikut dita me e nxehte ne histori

Bota ka regjistruar sërish ditën më të nxehtë në histori – të hënën e 22 korrikut – duke e tejkaluar edhe temperaturën e së dielës, sipas të dhënave preliminare të agjencisë monitoruese të Bashkimit Evropian.

Teksa bota përballet me valë të të nxehtit dhe zjarre pyjore, sidomos në Mesdhe, Rusi dhe Kanada, temperatura mesatare e ajrit ka shkuar në 17.15 gradë Celsius të hënën. Kjo shifër ka qenë 0.06 gradë Celsius më e lartë sesa ajo e së dielës, sipas Shërbimit të BE-së për Ndryshimet Klimatike, Copernicus, i cili mbledh të mëdha për ndryshimet e motit, prej vitit 1940.

Aty përfshihen edhe temperaturat e hemisferës jugore, ku aktualisht është dimër, dhe të cilat e kanë zvogëluar mesataren botërore. Shkencëtarët kanë thënë se është e mundshme që temperaturat e së martës ose mërkurës së kësaj jave të tejkalojnë temperaturën e së hënës.

Dita më e nxehtë në histori është konsideruar një ditë e korrikut të vitit 2023, mes 3-6 korrikut. Deri atëherë, një ditë gushti e vitit 2016 ka qenë në krye të listës. Çfarë e bën rekordin e këtij viti edhe më të pazakonshëm është që, për dallim prej vitit 2013 dhe 2016, bota është përballur në prill me fenomenin El Nino, i cili në përgjithësi rrit temperaturat globale të oqeaneve./ REL

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →