Shqiperia

Beqaj i burgosur për abuzim me fondet e BE, SPAK i kontrollon banesën në Vlorë

beqaj i burgosur per abuzim me fondet e be spak i kontrollon banesen ne vlore
beqaj i burgosur per abuzim me fondet e be spak i kontrollon banesen ne vlore

Pas abuzimit me fondet e BE-së në SASPAC, SPAK mësohet se ka ushtruar kontrolle në banesën e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj në Vlorë. Lajmi bëhet me dije për Balkanweb nga gazetari Igli Çelmeta.

Bëhet e ditur se dera e apartamentit është hapur me forcë nga zjarrfikëset. Apartamenti i Beqajt ndodhet në katin e 7 të një pallati në Lungomare.

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është arrestuar me urdhër të SPAK. Mbi të rëndojnë akuzat “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësi publik ose çdo personi tjetër, që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, si dhe “Mashtrimi”.

Dy ditë më parë, më 22 korrik, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka ankimuar në apelin e GJKKO, masën e sigurisë arrest me burg. Avokati i tij mbrojtës ka thënë se ish-ministri nuk ka rrezik që të largohet jashtë vendit apo të prishë provat.

(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts