Kreu i FBI zbulon detaje nga atentati ndaj Trump, atentatori kërkoi në Google se si u vra John Kennedy

kreu i fbi zbulon detaje nga atentati ndaj trump atentatori kerkoi ne google se si u vra john kennedy
kreu i fbi zbulon detaje nga atentati ndaj trump atentatori kerkoi ne google se si u vra john kennedy

Personi që qëlloi drejt Donald Trump kishte kërkuar më parë në internet detaje rreth vrasjes së John F. Kennedy, ka thënë kreu i FBI-së ditën e sotme.

Drejtori i FBI-së, Chris Wray, i tha një komiteti të politikanëve amerikanë se Thomas Crooks “u fokusua” te Trump dhe tubimi i tij në Pensilvani nga 6 korriku.

Ai kreu një kërkim në Google ku shkruante “sa larg ishte Oswald nga Kennedy?”, dëshmoi Wray, duke iu referuar Lee Harvey Oswald, i cili qëlloi Presidentin amerikan të asaj kohe, John F. Kennedy më 22 nëntor 1963.

Atentatori Crooks u regjistrua për të marrë pjesë në tubimin e Trump në të njëjtën ditë kur ai kreu ato kërkime sipas kreut të FBI.

Wray tha se FBI ende nuk ka një motivit të qartë të 20-vjeçarit Crooks.

Më herët, hetuesit gjetën dronin e atentatorit, për të cilin Wray konfirmon se ishte fluturuar afër vendit të tubimit rreth dy orë përpara atentatit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →