Kremlini ka deklaruar se sinjalet e sotme nga Ukraina se është gati për bisedime me Moskën janë në përputhje me qëndrimin rus, por nevojiten më shumë detaje.
Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha nga Kina se Kievi është gati për bisedime me Rusinë, nëse Moska është e gatshme të jetë e sinqertë në ato negociata.
“Mund të thuhet se mesazhi është në përputhje me qëndrimin tonë, por është e nevojshme të sqarohen detajet”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, raporton Reuters.
“Ju e dini se pala ruse asnjëherë nuk ka refuzuar negociatat, por gjithmonë është shprehur e hapur ndaj procesit të negociatave, por janë të rëndësishme detajet, të cilat ende nuk dihen për ne”, tha Peskov.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co