Kosova

U arratis nga burgu i Dubravës, arrestohet Ujkan Metaj

u arratis nga burgu i dubraves arrestohet ujkan metaj
u arratis nga burgu i dubraves arrestohet ujkan metaj

Policia e Kosovës ka lajmëruar se është arrestuar Ujkan Metaj, që 12 ditë më parë ishte arratisur nga burgu në Dubravë.

Policia tha se për të identifikuar dhe më pas kapur Metajn, ka pasur një punë të mirëorganizuar.

“Si rezultat i angazhimeve tĂ« pandĂ«rprera tĂ« PolicisĂ« sĂ« KosovĂ«s, konkretisht tĂ« DrejtorisĂ« Rajonale nĂ« PejĂ«, nĂ« kĂ«rkim tĂ« personit tĂ« dyshuar U.M, viti i lindjes1988 nё Istog, i cili ishte i kĂ«rkuar pĂ«r veprĂ«n penale “Arratisja e personit tё privuar nga liria”, thuhet nĂ« njoftim.

Metaj është dënuar me burg për përfshirjen e tij në grabitjen e një banke në Istog të Kosovës, rast ku mbeti i vrarë polici Izet Demaj.

Gjykata në Pejë gjatë 2019 e ka dënuar me pesë vite burg Ujkan Metajn, pasi i pandehuri ka pranuar fajësinë dhe ka thënë se e ka ndihmuar të ndjerin Kamer Metaj, për të kryer grabitjen e bankës në Istog. Gjatë grabitjes, u vranë polici Izet Demaj dhe grabitësi Kamer Metaj.

Apeli i shtoi dhe dy vite burg, duke e lënë në qeli për 7 vite. Të pandehurit i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

(Balkanweb)

PĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e grupit “Balkanweb” mjafton tĂ« klikoni: Join Group dhe kĂ«rkesa do t’ju aprovohet menjĂ«herĂ«.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts