Gjatë diskutimeve në Komisionin e Ligjeve lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, pati një debat me tone të ashpra mes deputetëve Dashnor Sula dhe Toni Gogu.
Debati lindi kur Sula po jepte propozimet e tij lidhur me listat e kandidatëve. “Nuk ka kuptim që 1/3 e listës e keni të mbyllur dhe 2/3 të hapura. Ose mbani listat e mbyllura, ose mbani listat totalisht të hapura”, tha Sula. Por ndërsa po sqaronte propozimin e tij, i ka ndërhyrë socialisti Toni Gogu, që i kërkoi demokratit Sula që ti jepte fund propozimeve të tij.
Ky moment ka nxehur demokratin që duke iu drejtuar Gogut i tha “dil përjashta, nuk meriton fare të jesh në Kuvend”.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co