Zbehen shanset për largim, Uzuni merr numrin 10 te Granada

zbehen shanset per largim uzuni merr numrin 10 te granada



































Myrto Uzuni ka nisur përgatitjet me Granadën prej ditësh dhe në miqësoren e fundit ndaj Almerias, sulmuesi u shfaq me numrin 10 në fanellë. Pas largimit të Puertas drejt Eibarit, beratasi do të mbajë këtë numër dhe pritet të jetë ai që do të udhëheqë Granadën sezonin e ri për rikthimin në La Liga.

uzuni

Me klauzolën e cila është 12 milionë euro dhe me një shqetësim në tendinë nga i cili Uzuni është rikuperuar, nuk është aq e lehtë që një klub të japë këtë shumë, përveç disa klubeve nga Arabia.

Po ashtu edhe Panathinaikos doli në skenë, por bisedimet kanë ngecur sepse oferta e grekëve nuk ishte ajo që Granada priste.

Megjithatë, shanset për një lëvizje të sulmuesit në një ekip tjetër në Spanjë apo në një kampionat tjetër, janë duke u zbehur. Kështu duket se e ardhmja e Myrto Uzunit do të jetë sërish në Granada, me të cilët e mban lidhur një kontratë edhe për dy vite dhe me ekipin që sapo u rrëzua nga kategoria dhe që kërkon të rikthehet mes më të mirave. Myrto nuk u grumbullua nga Silvinjo për Kampionatin Europian në Gjermani dhe nuk dha asnjë arsye pse ai u la jashtë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →