Bota Sport

VIDEO/ Dy gola në miqësore, sulmuesi që pret ftesën nga Silvinjo shkëlqen para startit të sezonit me klubin italian

video dy gola ne miqesore sulmuesi qe pret ftesen nga silvinjo shkelqen para startit te sezonit me klubin italian



































Marvin Çuni do të ketë mundësinë në këtë sezon të tregojë se sa vlen në radhët e skuadrës së Frozinones. Nëse nga një anë rënia në Serinë B mund të duket nja hap mbrapa, aktivizimi i rregullt në këtë kategori do të ndihmojë më shumë sulmuesin e Kombëtares shqiptare.

asdsaddsaasdadsadsadsadsdas

Tani Çuni shihet si një titullar fiks te Frozinone dhe ka filluar të japë sinjalet e para që në miqësoret përgatitore që po bën skuadra e tij, para nisjes së edicionit të ri.

Në ndeshjen e sotme që Frozinone luajti ndaj Barit, ishte Çuni ai i cili shënoi dy herë për skuadrën e tij.

Ai tundi rrjetën që në minutën e 7 të sfidës duke i dhënë avantazhin Frozinones pas një gabimi të kundërshtarëve në largimin e topit nga zona.

SHIH VIDEON

Më pas, në minutën e 53-të, Çuni gjeti rrjetën për rezultatin e përkohshëm 3-2 me një tjetër veprim të zgjuar në zonë duke përfituar nga vendosja e gabuar e prapavijës së Barit. Një rezultat që nuk rezistoi shumë pasi Bari shënoi dy herë të tjera dhe fitoi ndeshjen 4-3.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts