Mbledhja e Asamblesë së PS-së, Rama pyetet nëse kishte kërcënuar Arben Ahmetajn. Kryeministri përgjigjet për…

mbledhja e asamblese se ps se rama pyetet nese kishte kercenuar arben ahmetajn kryeministri pergjigjet per
mbledhja e asamblese se ps se rama pyetet nese kishte kercenuar arben ahmetajn kryeministri pergjigjet per

Kryeministri Edi Rama nuk iu përgjigj asnjë pyetje në lidhje me deklaratat e ish-zëvendësit të tij, Arben Ahmetaj. Në fillim të mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Edi Rama foli për gazetarët, duke mos iu përgjigjur asnjë pyetje që lidheshin me intervistën e Ahmetajt.

“Është një mbledhje pune, raportimesh dhe diskutimesh në lidhje me hapat e tjerë në funksion për të riorganizuar Partinë Socialiste”, tha Rama. Kur u pyet nëse kishte kërcënuar ish-bashkëpunëtorin e tij, Rama vijoi “Partia Socialiste është në një proces jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe jemi të vetëdijshëm për hapjen e Partisë për të gjithë ata që kanë dëshirë të kontribuojnë. Nuk kemi sot asnjë plan për të bërë ndryshime. Jemi sot këtu për të bërë një analizë”.

[embedded content]

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →