Sport

Orges Shehi: Shqipëria dhe Gjeorgjia po ecin në rrugën e duhur, nuk ka favoritë në këtë duel

orges shehi shqiperia dhe gjeorgjia po ecin ne rrugen e duhur nuk ka favorite ne kete duel
orges shehi shqiperia dhe gjeorgjia po ecin ne rrugen e duhur nuk ka favorite ne kete duel

Partizani bëhet gati për t’u përballuar me gjeorgjianët e Iberia 1999, në sfidën e parë të turit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Trajneri i Partizanit, Orges Shehi, ka dhënë deklaratën e fundit për mediat para betejës së sotme në mbrëmje kundër Iberias, një betejë e vlefshme për turin e dytë të Ligës së Konferencës.
Ish-portieri ka paralajmëruar ndryshime në emra sa i përket formacionit, teksa është përpjekur të qëndrojë diskret, pavarësisht përpjekjes së gazetarëve gjeorgjianë për të zbuluar diçka. Trajneri i të kuqve nuk e fsheh objektivin për fitoren dhe kualifikimin në turin e tretë.

Si është gjendja e skuadrës dhe cilat janë objektivat tuaja në këto dy ndeshje me Iberian?
Na presin dy ndeshje të tjera në raundin e dytë të këtij kompeticioni. Nuk mendoj që në letër kjo ndeshje ka favoritë. Ne kemi ardhur këtu me synimin e qartë që në ndeshjen e parë, pavarësisht se kemi edhe takimin e kthimit të kalojmë në raundin tjetër.

Sa informacion keni për ekipin e Iberias dhe futbollin gjeorgjian?
Sigurisht, e njohim skuadrën e Iberias, pasi Partizani është përballur dy vite më parë me të njëjtin kundërshtar. Por edhe unë personalisht jam përballur vitin e kaluar me Dinamo Batumin, kur drejtoja Tiranën. Besoj se kemi mjaftueshëm njohuri për futbollin gjeorgjian. E dimë që futbolli juaj këtu ka bërë përparime, për më tepër që ashtu si Shqipëria, edhe Gjeorgjia ishin pjesë e “Euro 2024”. Kemi njohuri, pavarësisht se çdo skuadër ka objektivat e veta.

Do të ketë ndryshime formacioni apo do të luajnë të njëjtët lojtarë që ishin në fushë kundër Marsaslokut?
Në dy përballjet që kemi zhvilluar ndaj Marsaslok kemi aplikuar skema të ndryshme. Patjetër që përballë çdo kundërshtari do të kemi strategjinë tonë gjithmonë në raport me ekipin që luajmë. Sot (dje) kemi seancën e fundit stërvitore. Mund të ketë ndonjë ndryshim nga ndeshja e fundit në emra. Gjithsesi, mos prisni prej meje që t’ju zbuloj këtu në konferencë me kë do të luaj dhe si do të luajmë.

Shqipëria dhe Gjeorgjia kanë provuar emocionet e finaleve të një kampionati evropian. Çfarë përshtypjeje keni krijuar?
Po, për të dytën herë Shqipëria ka regjistruar një arritje të tillë. Herën e parë pjesë e ekipit përfaqësues në Francë kam qenë edhe unë. Si Shqipëria, edhe Gjeorgjia kanë bërë progres në zhvillimin e futbollit. Futbolli nuk zhvillohet vetëm në fushë duke luajtur, por edhe në infrastrukturë. Për mua është hera e dytë që vij këtu dhe shikoj dy stadiume të mira, ashtu sikurse edhe ne kemi ndërtuar stadiume mjaft të mira. Mendoj që dy vendet janë në rrugën e duhur për të zhvilluar akoma më shumë futbollin dhe arritur të tjera rezultate premtuese.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts