Shqiperia

“KLSH të sqarojë pse do shkarkimin e Mimoza Dhëmbit”/ “Sa zakon të keq ke mo burrë!”, Shalsi i kthehet Bardhit: Duhet t’i kërkoni ndjesë partnerëve ndërkombëtarë. Ja si përgjigjet demokrati

klsh te sqaroje pse do shkarkimin e mimoza dhembit sa zakon te keq ke mo burre shalsi i kthehet bardhit duhet ti kerkoni ndjese partnereve nderkombetar
klsh te sqaroje pse do shkarkimin e mimoza dhembit sa zakon te keq ke mo burre shalsi i kthehet bardhit duhet ti kerkoni ndjese partnereve nderkombetar

Me debate po shoqërohet seanca e sotme plenare. Pasi Bardhi kërkoi që në rend të ditës nesër të futet raportimi i kryetarit të KLSH-së, vjen reagimi nga Eduard Shalsi. Ky i fundit nuk kurseu ironitë për Bardhin, por dhe për grupin e demokratëve.

Shalsi: Këtij nuk mund t’i thuash as grup. Shpresoj që zoti Bardhi të jetë i iluminuar për nënkomisionin që u miratua, pasi një anëtar dha dorëheqjen, pasi kishim rënë dakord. Zoti bardhi duhet t’i kërkojë ndjesë partnerëve ndërkombëtarë që kanë ndihmuar me ekspertizën e tyre. Po çke mo burrë? Të lashë të flisje. Sa zakon të keq e ke këtë që nuk duroni dot. Bëre një konstatim, por më lër të mbaroj.

[embedded content]

Ndërhyn Nikolla: Zoti Bardhi, lëre të flasë, mos ndërhyni.

Shalsi: Të paaftë për t’u ballafaquar me argumente. Të paktën të merreni vesh me njëri-tjetrin. Do të kishit kuptuar që në komisionin e Ekonomisë dhe Financave, një zonjë me emrin Mimoza Dhëmbi, që ka ndryshuar 16 ministra, drejtoresha e Buxhetit, për të cilën KLSH ka kërkuar shkarkim nga detyra. Është precedent i ri. Skandali i Onkologjikut është ende pa përgjigje, nëse ka kallëzim për këtë çështje. S’kemi përgjigje nga KLSH. Po hua përsëris; nuk ka nevojë KLSH për avokatinë tuaj.

Bardhi: Nuk merremi me raste individuale, për shkak punonjësish, me gjithë respektim që mund të kemi për zonjën në fjalë. Për të dhënë rekomandime për raste individuale. Kjo që u tha është gënjeshtër. Komisioni i Ekonomisë ka propozuar draft rezolutën për KLSH. Secili koleg mund ti bëjë çfarë do lloj pyetje për kryetarin e KLSH. Është e papranueshme që i vetmi institucion lihet pa raportuar, është KLSH. Komisioni i Ekonomisë do të duhet të shqyrtojë këtë gjë, dhe pse është propozuar shkarkimi i një nëpunëse të shtetit. Zonja Nikolla e kam me ju dhe jo me zotin Shalsi, ndaj fusni raportimin e kryetarit të KLSH dhe miratimin e rezolutës përkatëse.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts