Sport

E kryer/ Arsenal kryen lëvizjen e bujshme, transferon në Londër mbrojtësin e talentuar italian

e kryer arsenal kryen levizjen e bujshme transferon ne londer mbrojtesin e talentuar italian
e kryer arsenal kryen levizjen e bujshme transferon ne londer mbrojtesin e talentuar italian

Mund të konsiderohet e kryer, mbrojtësi italian Calafiori do të luajë sezonin e ardhshëm tek “Topçinjtë” e Arsenalit. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat italiane. Në këtë mënyrë telenovela Calafiori hyn në serinë e fundit. Mbrojtësi italian, që spikati në euro 2024 me “të kaltrit” është transferuar te Arsenali në Premier League, teksa brenda të premtes pritet të vijë edhe zyrtarizimi.

Marrëveshja mes londinezëve dhe Bolognës ishte arritur prej ditësh, por disa çështje burokratike, që lidheshin me ndarjen e komisioneve mes klubit italian dhe Baselit në Zvicër, kishin lënë pezull transferimin. Megjithatë tashmë gjithçka është sheshuar, me Calafiorin që do t’I bashkohet Arsenalit për shifrën e 45 milionë eurove, plus 5 të tjera në formë bonusi. Mbrojtësi pritet të fluturojë në Londër të premten për të kryer edhe testet mjekësore, para se të vihet në dispozicion të trajnerit Arteta.

Italiani do të firosë për 5 sezone me një pagë neto prej 4 milionë eurosh në vit, ndërsa nga tarifa e transferimit, 50% do të shkojnë në arkate zviceranëve të Baselit, që kishin pronësinë e Calafiorit deri në verën e 2023-shit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts