![Kuvendi miraton shtyrjen e Komisionit Hetimor për “Sterilizimin” dhe “Check up”! Ja deri në çfarë datë do të vazhdojë puna! Deputeti që votoi kundër 2 kuvendi miraton shtyrjen e komisionit hetimor per sterilizimin dhe check up ja deri ne cfare date do te vazhdoje puna deputeti qe votoi kunder](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/07/kuvendi-miraton-shtyrjen-e-komisionit-hetimor-per-sterilizimin-dhe-check-up-ja-deri-ne-cfare-date-do-te-vazhdoje-puna-deputeti-qe-votoi-kunder.jpg)
Kuvendi ka miratuar shtyrjen e afatit të Punimeve të Komisionit Hetimor të Shëndetësisë për ‘Sterilizimin’ dhe ‘Check-up’.
Shtyrja e afateve mori 95 vota pro, një kundër dhe një abstenim. Ka qenë deputeti i PS, Erion Braçe, i cili ka votuar kundër shtyrjes së afatit.
Sipas këtij vendimi të miratuar sot në Kuvend, puna e Komisionit Hetimor u shty deri më 22 tetor 2024.
Komisioni hetimor për koncesionet në shëndetësi u miratua më 21 mars, nga kur u përllogarit që punimet e saj të kryheshin për 4 muaj.
Më herët shtyrja e punimeve të këtij komisioni u kërkua gjatë mbledhjes së fundit të tij.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co