Shqiperia

“Qeveria injoron rekomandimet e UNESCO-s, merrni ekspertë të huaj”, Zhupa interpelancë me ministrin, Gonxhja: Kemi bërë dëgjesa. Pjesë e projekteve dhe ekspertiza shqiptare

qeveria injoron rekomandimet e unesco s merrni eksperte te huaj zhupa interpelance me ministrin gonxhja kemi bere degjesa pjese e projekteve dhe ekspertiza shqiptare
qeveria injoron rekomandimet e unesco s merrni eksperte te huaj zhupa interpelance me ministrin gonxhja kemi bere degjesa pjese e projekteve dhe ekspertiza shqiptare

Ashtu siç ishte përcaktuar në rend të ditës, deputetja e PD-së, Ina Zhupa parashtroi disa pyetje për ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja për disa çështje, që nga Parku i Butrintit dhe disa çështje të tjera.

“Shkuat bashkë me Kumbaron, me një jurist privat. Çfarë funksionesh publike kanë këta njerëz që përfaqësojnë vendin në Unesco?”, tha Zhupa.

“Pse qeveria injoron të gjitha rekomandimet e UNESCO? Çfarë interesi ka qeveria të rrezikohet pasuria e mbrojtur? Pse nuk i pyesni për asgjë ekspertet tanë? Merrni të huaj”, tha Zhupa.

Sakaq, në përgjigjet e tij Gonxhja sqaroi se pjesë e projekteve janë dhe ekspertë shqiptarë.

“Përmendët dhe emra personash, por nuk më duket e udhës që të ndalemi këtu. Kam respekt për përkushtimin tuajin për temën por dhe ju si deputete. Ishte për t’u përshëndetur që vendimi në Komunitetin e Trashëgimisë kulturore ishte unanim. Nuk di të kem qenë me një person të tillë në funksion në takim në Paris. Di t’ju them se zoti Lorenc Bejko është përfaqësues i ICOMOS në Shqipëri dhe ndaj ishte në takimin në Unesco. Ju mendoni se kjo është ‘thembra e Akilit’ por që për ne është arritje, me mbivendosjen e disa hartave kemi marrë vendimet e duhura. Kemi marrë këshilla dhe kemi bërë punë të mirë. Nuk është e vërtetë që nuk kemi përfshirë trupa shqiptare, pasi kemi marrë dhe shumë studentë nga bankat e shkollës. Fondacioni nuk ka lidhje me asnjë program biznesi. (Për çështjen e parkut të Butrintit).”, tha Gonxhja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts