Në stërvitjen e ditës së djeshme të Tiranës mungoi Mustafë Abdullahu. Ky i fundit me shumë gjasa do të shitet, pasi ofertat për të nuk mungojnë. Duke parë edhe rivalitetin e madh me Selmanin, minutat për të do të jenë të limituara.
Në këto kushte drejtuesit duan të përfitojnë nga shitja e tij dhe një ekip gjerman do të paguajë për të. Bëhet fjalë për Borussia Dortmund, Me Abdullahun që do të firmosë në Gjermani dhe do të jetë pjesë e ekipit B.
Gjermanët do të paguajnë në arkat e kryeqytetasve plot 250 mijë euro. 20-vjeçari ka kontratë me bardheblutë deri në qershor të vitit 2028.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co