Ministri i Jashtëm ukrainas: Kina ka riafirmuar respektin për sovranitetin e vendit tonë

ministri i jashtem ukrainas kina ka riafirmuar respektin per sovranitetin e vendit tone
ministri i jashtem ukrainas kina ka riafirmuar respektin per sovranitetin e vendit tone

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, ka thënë se ai beson se Kina “ka riafirmuar në mënyrë të palëkundur respektin e saj për parimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës”.

Ai e ka bërë këtë koment në një videoadresim pas bisedimeve me homologun e tij kinez, Wang Yi në qytetin jugor të Guangzhou, raporton AP.

Duke folur për bisedimet me Wang këtë javë, Kuleba ka thënë se “kolegu im kinez tha qartë se ai pajtohet se ne nuk kemi nevojë për iluzionin e paqes, por kemi nevojë për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”.

Vizita e Kuelbas në Kinë ishte e para nga një ministër i Jashtëm ukrainas që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →