Bota

Ushtria izraelite ka gjetur edhe pesë trupa pengjesh në Gaza

ushtria izraelite ka gjetur edhe pese trupa pengjesh ne gaza
ushtria izraelite ka gjetur edhe pese trupa pengjesh ne gaza

Ushtria izraelite ka bërë të ditur se ka gjetur trupat e pesë izraelitëve të marrë në Gaza si pengje, gjatë sulmit të Hamasit në Izraelin jugor, më 7 tetor.

Trupat e mësueses së kopshtit Maya Goren si dhe të ushtarëve Major Ravid Aryeh Katz, Master Rreshter Oren Goldin, dhe rreshterëve Tomer Ahimas dhe Kiril Brodski u gjetën gjatë një operacioni në zonën Khan Younis, raporton BBC.

Ushtria ka thënë se kishte zbuluar se Goren ishte vrarë në robëri, ndërsa ushtarët ishin vrarë në luftime më 7 tetor dhe trupat e tyre më pas ishin rrëmbyer.

Njoftimi nënkupton se 111 nga 251 personat e marrë peng më 7 tetor po mbahen ende në Gaza, duke përfshirë 39 për të cilët ushtria thotë se supozohet se janë të vdekur.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts