Sport

Gol dhe asist që në javën e parë, Mirlind Daku pjesë e formacionit të javës në Rusi

gol dhe asist qe ne javen e pare mirlind daku pjese e formacionit te javes ne rusi

Mirlind Daku ishte protagonist që në javën e parë në kampionatin rus, ku arriti ta nisë në nënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri në Rusi. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ia doli të gjente rrugën e rrjetës që në ndeshje hapesë të kampionatit.

Në firoren 4-2 që Rubin Kazan mori ndaj Nizhny Novgorod, Daku shënoi gol dhe asistoi për ekipin e tij. Paraqitja e lojtarit kuqezi është shpërblyer, teksa është zgjedhur në formacionin e javës në Rusi.

26-vjeçari merr vendin e tij në majën e sulmit, ndërsa dëshmon kështu formën e mirë që po kalon, duke lënë pas “shpine” problematikat jashtë fushës së lojës.

 900 0 1721903222xmirlind Daku Ne Formacionin E Javes 782

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts