Bota

“Të dhënat e TIMS shiten dhe blihen online”- Salianji: Po cenohet rëndë siguria kombëtare! Raporti i Komisionit Hetimor bashkë me mendimin e pakicës do t’i dorëzohet SPAK

te dhenat e tims shiten dhe blihen online salianji po cenohet rende siguria kombetare raporti i komisionit hetimor bashke me mendimin e pakices do ti dorezohet spak



































Deputeti i PD-së, Ervin Salianji i cili për 4 muaj drejtoi Komisionit Hetimor për të dhënat e sistemit TIMS tha se raporti i miratuar bashkë me mendimin e pakicës do t’i dorëzohet Prokurorisë së Posaçme.

ervin salianji

I ftuar në Neës24, deputeti demokrat u shpreh se të dhënat e sistemit TIMS shiten dhe blihen online, duke bërë që vendet jo miqësore me Shqipërinë mund t’i marrin ato dhe t’i keqpërdorin.

Sipas Ervin Salianjit jemi në kushtet e cënimit të rëndë të sigurisë kombëtare, duke kërkuar që të merren masa.

“Jemi në kushtet kur në vitin 2021 ka pasur hakerim të sistemit, duke dashur që të mos e pranojnë që kemi hakerim e kanë lejuar që deri në 2022 hakeruesi të rrijë në sistem dhe të vjedhe cdo të dhënë të sistemit TIMS. Di t’ju them që të dhënat e sistemit TIMS shiten dhe blihen online.

Shtetet që kanë interes që kanë raporte jo miqësore me Shqipërinë mund ti marrin të dhënat e sistemit TIMS mund ti blenë dhe ti keqpërdorin për interesa të tyre .

Në këtë kuptim jemi në kushtet e një cënim të rëndë të sigurisë kombëtare dhe duhet të merren masa.

Raporti i Komisionit Hetimor bashkë me mendimin e pakicës do të jetë i bashkëngjitur dhe do ti dorëzohet SPAK. Unë e kam firmosur që sot që të dyja raportet të shkojnë në SPAK dhe pas zbardhjes do të dorëzohet për hetim të thelluar”, tha deputeti i PD, Ervin Salianji, i cili u shpreh se në shtator do të kërkojnë edhe ngritjen e Komisioneve të tjera hetimore.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts